Ka vijuar dhe sot gjyqi për shpifje mes ish çiftit, Johnny Depp dhe Amber Heard. Avokatët e Depp kanë vënë në dyshim akuzën e ish gruas së tij se e ka sulmuar seksualisht me një shishe pije alkoolike. Gjatë dëshmisë, Amber tha se e dinte se duhet ta linte aktorin që herën e parë kur e goditi por nuk mundi ta bënte.
Gjatë marrjes në pyetje, avokatja e Depp-it, Camille Vasquez, e pyeti Heard-in nëse ajo kishte frikë nga aktori ndërsa po qëndronin në Australi në vitin 2015. “Unë kisha një marrëdhënie të trazuar me Johnny – një në të cilën isha e frikësuar, një në të cilën e doja shumë atë”, tha aktorja.
“Ky është një njeri që u përpoq të më vriste, sigurisht që është e frikshme. Ai ishte gjithashtu burri im.” Ndër të tjera, aktorja është pyetur dhe për një foto të vitit 2015, ku Depp shihet me sy të nxirë gjatë muajit të tyre të mjaltit. Sipas saj, fotoja është përpunuar me fotoshop.
“E kam parë këtë foto më parë dhe ai nuk është lënduar. Ky është fotoshop.”, ka thënë aktorja.
/abcnews.al