Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me super “Benz”, bllokues celularësh dhe çantën plot me para: Si u kap i riu në Tiranë (VIDEO)

schedule10:40 - 17 Tetor, 2019

schedule 10:40 - 17 Tetor, 2019

Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup personash të rrezikshëm pasi konstatoi se mjeti i tyre ishte duke bërë lëvizje të dyshimta në zonën e “Liqenit të Thatë” në kryeqytet.

Pas arrestimit të pjestarëve të grupit, policia u ka kapur ndër të tjera edhe bllokues valësh të celularëve, një pajisje e avancuar kjo për grupet kriminale.

Krahas saj, policia ka sekuestruar edhe lëndë narkotike, armë dhe një sasi të madhe parash.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/522483558572603/

<b>Njoftimi i plotë</b>

Finalizohet operacioni policor “Liqeni”

Operacioni nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Në pranga një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Sekuestrohen armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.

Shërbimet e Policisë “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruannë automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;
– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
– 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;
– 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;
– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;
– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;
– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!