“Më sulmoi, ka probleme nga substancat narkotike”, ish e dashura ruse hedh akuza ndaj Don Xhonit

schedule20:04 - 5 Shtator, 2022

schedule 20:04 - 5 Shtator, 2022

Modelja ruse, Ariana Lirey i është rikthyer edhe njëherë historisë së dashurisë, shumë të diskutuar me reperin Don Xhoni. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, modelja shpjegon arsyet e ndarjes mes tyre, duke pretenduar se reperi ishte agresiv dhe përdorues i substancave narkotike.

“Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është bërë diçka normale? Ai më sulmoi sot.

Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua pasi një filxhan fluturoi drejt meje dhe mund të më thyente kokën. Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot.

Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe do ta mbroj veten time. Nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër.

Të uroj shëndet, gjithsesi kjo histori është e mbyllur. Jini të sinqertë dhe të drejtë të gjithë. Ju përqafoj”, ka shkruar modelja ruse në Instastory.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!