ABC News ka siguruar foton e Ragip Gilës, pas masakrës me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër.
Nga foto, Guli shihet me një skafandër të bardhë në kokë, teksa në dorë mban armën me të cilën kreu krimin.
Në dëshminë e tij, Guli ka pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.
Nga të shtënat me armë zjarri në lokal humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar./abcnews.al

