Me nisjen e pandemisë, krahasimet midis gripit dhe koronavirusit kanë qenë të shumta dhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, raporton CNN.
“Sezoni i gripit po afrohet! Çdo vit rreth 100,000 vdesin nga gripi,” shkroi Presidenti Donald Trump në Twitter . “A do ta mbyllim vendin tonë? Jo, ne kemi mësuar të jetojmë me të, ashtu si po mësojmë të jetojmë me Covid-19, i cili është më pak vdekjeprurës se gripi sezonal!!!”
Koronavirusi
Më shumë se 210.700 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA brenda tetë muajve, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Gripi.
Ndërsa rreth 22.000 njerëz kanë humbur jetën nga gripi në SHBA gjatë sezonit të kaluar, sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton abcnews.al
Nëse 22,000 njerëz do të vdisnin midis periudhës 1 tetor dhe 31 maj, mesatarisht do të thotë rreth 91 viktima nga gripi në ditë për një periudhë prej tetë muajsh.
Në vetëm tetë muaj, Covid-19 ka vrarë më shumë njerëz sesa gripi gjatë pesë sezoneve të fundit të gripit së bashku.
Sa për pretendimin e supozuar të Trump se gripi vret “ndonjëherë mbi 100,000” njerëz në vit, të dhënat e CDC nga 1976 në 2007 dhe nga 2010 e deri më tani tregojnë se shifrat nuk janë të sakta. Ka disa arsye pse Covid-19 është më i rrezikshëm se gripi dhe pse nevojiten masa të tjera:
Koronavirusi është shumë më ngjitës se gripi
Sipas studimeve një person me grip infekton mesatarisht rreth 1.28 persona të tjerë ndërsa një person me koronavirus infekton mesatarisht rreth 2 deri në 3 persona të tjerë, transmeton abcnews.al
Koronavirusi mund të përhapet për shumë ditë pa shfaqur asnjë simptomë
Periudha e inkubacionit të gripit është relativisht e shkurtër. Njerëzit zakonisht fillojnë të ndihen të sëmurë një deri në katër ditë pas infektimit, ndërsa simptomat shpesh shfaqen brenda dy ditësh , sipas CDC.
Kjo do të thotë që njerëzit që sëmuren nga gripi e kuptojnë se janë të sëmurë shumë shpejt dhe ka të ngjarë të qëndrojnë në shtëpi, duke shmangur kontaktet me të tjerët, transmeton abcnews.al
Por periudha e inkubacionit të koronavirusit është rreth tre deri në 14 ditë dhe “simptomat zakonisht shfaqen brenda katër ose pesë ditësh “, sipas Harvardit .
“Ne dimë që një person me COVID-19 mund të infektojë dikë 48 deri në 72 orë para se të shfaqë simptomat”, sipas ekspertëve të Harvardit.
Ka një vaksinë kundër gripit por jo një vaksinë kundër koronavirusit
Ekspertët thonë se numri i viktimave nga gripi mund të ulet në mënyrë drastike nëse njerëzit vaksinohen kundër gripit.
Nëse do të vaksinoheni kundër gripit dhe më pas sëmureni, simptomat do të jetën më pak të rënda. Megjithatë, rreth gjysma e amerikanëve nuk vaksinohen, përfshirë shumicën e fëmijëve që vdesin nga gripi.
Për sa i përket koronavirusit ende nuk kemi një vaksinë, kështu që mënyrat më të mira për të mbajtur nën kontroll përhapjen ( duke përmirësuar edhe ekonominë ) është të jemi të përgjegjshëm- të qëndrojmë të paktën 6 metra larg personave që nuk jetojmë me ta, të lajmë duart shpesh dhe të mbajmë maskë. s.ba/abcnews.al