Më shumë të vetëvrarë sesa viktima nga Covid-19, muajin e kaluar në Japoni

schedule09:36 - 30 Nëntor, 2020

schedule 09:36 - 30 Nëntor, 2020

Japonia ka luftuar prej kohësh për sa i përket rritjes së numrit të vetëvrasjeve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në vitin 2016, Japonia kishte një normë vdekshmërie nga vetëvrasjet  18.5 për 100,000 banorë, e dyta  pas Koresë së Jugut dhe pothuajse dyfishi i mesatares vjetore globale prej 10.6 për 100,000 banorë.

Ndërsa arsyet kryesore për shkallën e lartë të vetëvrasjeve  në Japoni janë komplekse, orët e gjata të punës, presioni në shkollë, izolimi social dhe çështjet e  shëndetit mendor janë renditur si faktorët kryesore.

Nga viti 2009 deri në 2019, numri i vetëvrasjeve kishte pësuar rënie në Japoni, duke rënë në rreth 20,000 vitin e kaluar, sipas ministrisë së shëndetësisë – numri më i ulët që kur autoritetet shëndetësore të vendit filluan të studionin shkaqet dhe numrin e vetëvrasjeve në 1978.

Pandemia duket se e ka përmbysur këtë trend dhe rritja e vetëvrasjeve ka prekur në mënyrë disproporcionale gratë. Edhe pse ato përfaqësojnë një përqindje më të vogël të vetëvrasjeve totale në krahasim me  burrat, numri i grave që vetëvritet është në rritje.

Në tetor, vetëvrasjet në Japoni u rritën gati 83% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Për krahasim, vetëvrasjet e gjinisë mashkullore u rritën në 22% gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Ka disa arsye për këtë. Gratë përbëjnë një përqindje më të madhe të punonjësve me kohë të pjesshme në hotele, shërbime dhe industri të ndryshme.

Në një studim global nga organizata ndërkombëtare e ndihmës jofitimprurëse CARE, 27% e grave raportuan probleme me shëndetin mendor gjatë pandemisë, krahasuar me 10% të burrave.

Statistikat qeveritare kanë treguar se numri i viktimave si pasojë e vetëvrasjeve ka qenë më i lartë në tetor sesa nga COVID-19 gjatë gjithë vitit. Numri mujor i vetëvrasjeve në Japoni u rrit në 2,153 në muajin e kaluar, sipas Agjencisë Kombëtare  të Japonisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!