Më shumë të ardhura në buxhet/ Në 5 muaj arkëtohen 258 miliardë lekë, rriten me 10.5%

schedule14:57 - 23 Qershor, 2023

schedule 14:57 - 23 Qershor, 2023

Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë përmirësuar në pjesën e parë të këtij viti.Janë arkëtuar 257.9 miliardë lekë në periudhën janar-maj me një rritje prej 10.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Sipas statistikave të Ministrisë së Financave ritmet e rritjes janë përshpejtuar në raport me 4-mujorin dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e përmirësimit të mbledhjes së të ardhurave në maj, ku u arkëtuan 50.8 miliardë lekë, ose 12.3% më shumë se i njëjti muaj i një viti më parë.

Ndikim kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet ka dhënë Tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale që u rritën record me gati 41%, të ndikuara dhe nga tatim fitimi i jashtëzakonshëm për kompanitë e prodhimit të energjisë.

Ecuri mjaft pozitive në 5 muajt e parë të këtij viti ka pasur edhe niveli i shpenzimeve që nënkupton se janë realizuar më tepër investime. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 5 – mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 221.7 miliard LEK ose 7.6 miliard LEK më shumë.

Niveli i suficitit për periudhën 5–mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliard LEK nga rreth 7 miliard lekë më tepër nga plani.Më herët qeveria ka deklaruar se rritja e të adhurave në buxhet do të përdoren për të kompensuar kategoritë në nevojë për rritjen e çmimeve. Gjatrë muajit shtator është paralajëmruar se do të jepet një tjetër bonus për pensionistët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!