Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: AKU të mbyllet/ Kryeministri: S’bën asnjë punë, të ngrihet një komision i posaçëm

schedule19:25 - 2 Korrik, 2025

schedule 19:25 - 2 Korrik, 2025

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të pezullohet pasi më shumë bën dëme sesa rregullon.”

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në përmbyllje të ditës së parë të dialogut me fermerët dhe sipërmarrësit për prioritetet e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë. Shefi i qeverisë theksoi domoshmërinë e formalizimit të tregut të produkteve ushqimore.

“AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar AKU-ja dhe duhet të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së, dhe procesi i bashkimit të inspektoriateve që është vendosur me ligj, duhet të kalojë në proces seleksionimi. Edhe në komision duhet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës”, tha Rama.

Rama paralajmëroi çmim të ri për naftën teksa tha se qeveria do të jetë garantuese për importin dhe eksportin e saj.

“Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam që të ndërhyjmë edhe për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët”, shtoi kryeministri.

Po ashtu, Rama kërkoi nga kadastra dhe bashkitë të ndërhyjnë për të përshpejtuar procesin e legalizimit dhe të mos i lënë fermerët të presin më gjatë.

“Legalizim të strukturave prodhuese, që është problem një pjesë dhe është një problem që ka implikime të rënda, sepse bën të pamundur aksesin në kredimarrje, në fondet e mbështetjes, qoftë nga financimet evropiane apo ato të brendshme, bën të pamundur aksesin në të gjithë ato instrumente, pa të cilat është e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen”, përfundoi kreu i qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!