Ekipi i Arsenalit gjithmonë ka treguar vlera humane dhe është një ndër klubet më të dashura në botë, me miliona fansa në çdo cep të globit. “Topçinjtë” shpeshherë kanë mbrojtur kauza të rëndësishme shoqërore dhe nuk mund të qëndronin pa reaguar as në rastin më të fundit të George Floyd, afro-amerikanit i cili u vra në Mineapolis.
Të besuarit e Artetës luajtën një sfidë miqësore në “Emirates Stadium” kundër Brentford, sfidë që u mbyll me rezultatin 2-3. Pavarësisht humbjes, vëmendje më të madhe mori një mesazh fantastik i lojtarëve.
Të gjithë kishin veshur bluza me mesazhe mbështetëse për të luftuar racizmin, gjatë kohës kur po kryenin nxehjen. Disa nga fotot e futbollistëve, janë postuar nga faqja e Arsenalit në Twitter./abcnews.al
Earlier today at Emirates Stadium, our squad and staff wore Black Lives Matter shirts, before the players and Mikel Arteta took the knee on the pitch ahead of kick-off. pic.twitter.com/ymj0QetBwE
— Arsenal (@Arsenal) June 10, 2020