Më shumë se një javë nga nisja e luftës, jeta në Kharkiv është zhvendosur nëntokë

schedule18:51 - 4 Mars, 2022

schedule 18:51 - 4 Mars, 2022

Jeta në qytetin e Kharkiv-ut është zhvendosur nëntokë. Për më shumë se një javë tashmë, banorët e trembur janë strehuar në metrotë e qytetit apo janë duke jetuar në bodrumet e banesave të tyre për t’iu shpëtuar bombave.

Shumica prej tyre janë rusisht folës, qyteti i tyre ndodhet 40 km nga kufiri me Rusinë dhe, sipas raportimeve, ata nuk e kuptojnë se përse Rusia po i sulmon.

Një grua e moshuar tregon se ka kaluar shtatë ditë në një vagon treni duke mbajtur veten gjallë me ato që i japin. Është shumë e frikësuar për të dalë në rrugë. Ajo thotë për gazetarët se qytetarët e Kharkiv-ut e respektonin Vladimir Putinin përpara luftës, si presidentin e një vendi tjetër, por tashmë jo më.

Pranë saj flenë një çift bashkë me fëmijën e tyre të vogël, të strukur në dyshemenë e vagonit.

Sipër stacionit, e gjithë zona e tregut është shkatërruar. Vullnetarët kontrollojnë nëpër rrënojat e një farmacie për të gjetur ilaçe për t’u dhënë njerëzve të zhvendosur ose ushtarëve.

“Raketat me preçizion të lartë” të Rusisë po godasin civilët, shtëpitë dhe dyqanet.

Në një stacion autobusi aty pranë, rrëfen gazetarja e BBC, prisni grupe njerëzish që mbanin afër kafshët shtëpiake, foshnjat dhe çanta të vogla me sende.

Me lot në sy, një nga qytetaret i thotë gazetares se po pret një autobus, për të shkuar kudo që të jetë e mundur.  Rreth 50 metra shtëpisë së saj ra mbrëmjen e djeshme një predhë dhe ajo nuk mund të qëndrojë më në qytet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!