Më shumë se gjysma e banorëve në zonat rurale në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar kundër Covid-19 ose planifikojnë të vaksinohen, por 1 në 5 persona hezitojnë të vaksinohen, sipas analizës së publikuar nga Fondacioni Kaiser Family (KFF) të premten.
Studiuesit e KFF anketuan 1,001 persona që jetojnë në zonat rurale dhe 54% e tyre kanë marrë një vaksinë Covid-19 ose planifikojnë ta bëjnë këtë. Një në pesë banorë të zonave rurale thanë që nuk do të vaksinohen. Rreth 73% e të anketuarve janë republikanë dhe 41% të krishterë Ungjillorë të Bardhë.
Sipas raportit aksesi në vaksina nuk është problemi kryesor për komunitetet rurale. Rreth 11% e banorëve rurale të anketuar të cilët ende nuk kanë marrë një vaksinë thanë se janë përpjekur të sigurojnë një qasje në vaksinim , krahasuar me 21% të atyre në zonat urbane dhe 22% në zonat periferike.
Ekipi i KFF vuri në dukje një boshllëk në aksesin midis banorëve me ngjyrë në zonat rurale. Të anketuarit me ngjyrë kishin më pak të ngjarë se homologët e tyre të Bardhë ose Hispanikë të kishin qasje në vaksinim.
Rreth 64% thanë se besonin se vaksinat ishin 100% efektivë në parandalimin e shtrimit në spital.
Studiuesit shprehën shqetësimin se numri i madh i banorëve rurale të cilët nuk duan të vaksinohen nënkupton që komunitetet rurale do të mbeten prapa pjesës tjetër të popullsisë në fushatës së vaksinimit./abcnews.al

