Më shumë se dy të tretat e Kievit vuan nga mungesa e energjisë elektrike dhe ujit

schedule08:52 - 24 Nëntor, 2022

schedule 08:52 - 24 Nëntor, 2022

Një ditë pas sulmeve me raketa ruse në Kiev, më shumë se dy të tretat e kryeqytetit është ende pa energji elektrike. Shumë njerëz gjithashtu po vuajnë nga mungesa e ujit. Temperaturat shënuan nën zero gradë celcius mbrëmë dhe sot në mëngjes, dhe rrugët janë të mbuluara nga akulli.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se elektricistët po përpiqen të rikthejnë energjinë “sa më shpejt të jetë e mundur”, por situata varet kryesisht nga rrjeti i energjisë në mbarë vendin.

Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i stafit të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, tha se energjia elektrike ishte rikthyer në rajonet Kirovohrad dhe Vinnytsia.

Ndërkohë, në rajonin jugor të Mykolaiv, guvernatori Vitaly Kim u bëri thirrje ukrainasve që të kursejnë energjinë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!