Më shumë se dy dekada kushtuar sportit/ Rrëfehet ustai pensionist: U kujdesa 18 vite për gruan që vuante nga kanceri

schedule08:48 - 12 Mars, 2024

schedule 08:48 - 12 Mars, 2024

Mehmet Rama është ish-mundësi që i kushtuar prej 25 vitesh sportit. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka rrëfyer të gjithë jetën e tij, nga ndeshjet me Tiranën dhe Partizanin, emigrimi në Itali, deri te ndarja nga jeta e bashkëshortes.

I përlotur, Mehmeti ka treguar se është kujdesur për 18 vite për bashkëshorten e cila vuante nga kanceri.

“Unë kam qene 25 vjet mundës dhe jam tirons. Babai im ka punuar në Oborrin Mbretëror si mundës dhe e mundësonte mbreti. Kemi qene si fis sportistë, babai, vëllai dhe djalin e kam kampion te të rinjtë. Me origjinë jam nga Golloborda. E kam lënë në ’85. Më duket si ëndërr, tani që e shoh. Kam qene në gjendje shumë të mirë. 

Mbas ’85 vazhdova punën, kam punuar ca kohë në tregti, pastaj ika me eksodin në Itali. Djemtë janë akoma në Firence, janë martuar me italiane dhe tani kanë bizneset e tyre.

E kam kaluar vetëm fare Covidin, 7 ditë, nuk kisha njerëz, pasi gruaja më ka vdekur. Bëj paralele te Liqeni, dal për vrap. Më shumë bëj te Bulevardi Ri, marr litarin në brez dhe eci. Gruaja ka qene 18 vjet me kancer. 18 vjet e kam mbajtur me lëng mishi, përveç ilaçeve. Ka qene periudha e fundit e Covidit, nuk e zuri virusi, e kapi skleroza”, u shpreh me plot emocione pensionisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!