Janë më shumë se 9 milion qytetarë italianë që kanë deklaruar se nuk duan të përdorin më monedha dhe kartëmonedha nga frika e infektimit me koronavirus. Të dhënat janë marrë nga sondazhe të kryera në mesin e muajit tetor në një kampion italianësh nga 18 vjeç e sipër. Nëse në nivel kombëtar, përqindja e atyre që e kanë braktisur kartëmonedhën është 19%, për banorët në veri lindje përqindja është 24.
Nga sondazhi rezulton se më të shumtë në numër nga ata që nuk duan të përdorin më monedhat janë meshkujt në krahasim me femra.
Aktualisht janë 64 për qind të italianëve që përdorin kartëmonedha për shpenzimet e përditshme, duke deklaruar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kjo mënyrë pagese për shpenzimet e vogla. Gjithashtu 89 për qind e italianëve janë dakord që të hiqet komisioni ndaj bizneseve për importe më të ulëta se 5 euro, në rastin kur paguhet me kartë. Por ajo që habit është se vetëm një pjesë e vogël e arsyetojnë këtë bindje me shmangien e Covid. Më tepër i intereson evazioni fiskal./abcnews.al