Më shumë se 50 të vdekur nga tornadot në Kentaki

schedule20:45 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 20:45 - 11 Dhjetor, 2021

Guvernatori i Kentakit Andy Beshear deklaroi, se mbi 50 persona kanë humbur jetën për shkak të tornadove që goditën sot vendin. Ai ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe mendon se mund të kenë vdekur deri në 100 persona nga tornado që goditi një fabrikë qirinjsh në qytetin e Mayfield.

Presidenti Biden ka qenë në kontakt me guvernatorin, për t’i dhënë ndihmë në operacionet e shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve raporton “BBC”. Policia deklaroi që një tren doli nga shinat për shkak të kushteve të këqija të motit në rajonin Hopkins. Tornadot kanë goditur shtete të ndryshme të SHBA-së dhe kanë shkaktuar një numër të madh viktimash.

Autoritetet po kryejnë operacione shpëtimi në një pjesë të madhe të territorit amerikan. Grupet e shpëtimit gjetën dy fëmijë, që ishin shpallur të zhdukur ne qytetin e Barnsley dhe shpëtuan 30 persona në shtetin e Misurit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!