Më shumë se 50% e popullsisë gjermane është vaksinuar kundër Covid

schedule14:18 - 28 Korrik, 2021

schedule 14:18 - 28 Korrik, 2021

Më shumë se gjysma e popullsisë së Gjermanisë  është vaksinuar plotësisht, sipas një deklaratë të ministrit të shëndetësisë Jens Spahn.

“41.8 milion gjermanë janë vaksinuar plotësisht ndërsa 61.1% kanë marrë një dozë. Sa më shumë persona të vaksinohen, aq më të sigurt do të jemi në vjeshtë dhe dimër, ”shkroi Spahn në Twitter.

Fushata e vaksinimit të Gjermanisë u përshpejtua në pranverë pas një fillimi të ngadaltë, megjithatë synimi i vendit për të vaksinuar 80% popullsisë është ende shumë larg, raporton AFP.

Por një pjesë e popullsisë ka refuzuar vaksinimin anti-Covid.  Ndryshe nga vendet e tjera europiane si Franca dhe Greqia, Gjermania deri më tani ka hedhur poshtë idenë e vaksinimit të detyrueshëm.

Por  Helge Braun, pjesë e stafit të kancelares Angela Merkel tha se të vaksinuarit do të kenë më shumë liri sesa të pavaksinuarit, nëse numri i rasteve do të rritet në vjeshtë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!