Më shumë se 50% e infektimeve ndodh nga njerëzit asimptomatikë

schedule11:32 - 8 Janar, 2021

schedule 11:32 - 8 Janar, 2021

Më shumë se 50% e infektimeve ndodh nga njerëzit asimptomatikë, sipas  një studimi të ri  nga studiuesit e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Bazuar në të dhënat nga tetë studime në Kinë, rreth 59% e transmetimeve ishin  nga njerëz pa simptoma, zbuloi ekipi CDC.

35% nga ata që nuk kanë zhvilluar ende simptoma, që janë presimptomatike dhe 24% nga njerëz që nuk zhvillojnë kurrë simptoma. Sigurisht, studimi ofron vetëm vlerësime në lidhje me përhapjen e Covid-19 dhe nevojiten  më shumë kërkime.

Prandaj është shumë e rëndësishme mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror për të mbrojtur veten dhe, nëse jeni të infektuar për të zvogëluar rrezikun për komunitetin dhe personat rreth nesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!