Më shumë se 450 balena bllokohen në brigjet e Australisë

schedule09:08 - 23 Shtator, 2020

schedule 09:08 - 23 Shtator, 2020

Më shumë se 450 balena janë zbuluar të bllokuara në bregun perëndimor të Tasmanisë. Ndërkohë ekipet e shpëtimit po në të njëjtin port, 10 km më larg, kanë gjetur rreth 200 balena të tjera, të cilat duket se kanë ngordhur të gjitha.

Ky është konsideruar si bllokimi më i madh i regjistruar ndonjëherë në Australi.

Nic Deka, koordinatori i shpëtimit nga Tasmania Parks, tha se numri i balenave të ngordhura pritet që të rritet.

Rreth 60 persona të ekipeve të shpëtimit, prej dy ditësh përpiqen që të nxjerrin balenat e bllokuara.

Deka tha për The Guardian se janë në përpjekje për shpëtimin e tyre.

Ende nuk janë të qarta se si janë bllokuar ndërsa autoritetet janë shprehur se nuk dyshohet se kjo të jetë shkaktuar nga njerëzit”, tha Dr Kris Carlyon, biolog i jetës së egër, pjesë e  programit për ruajtjen detare.

Balenat e bllokuara janë një lloj i delfinit oqeanik, që rriten deri në shtatë metra gjatësi dhe mund të peshojnë deri në tre tonë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!