Shkon në katër numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi. Është rritur në katërt numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Serbi.
Viktima e katërt është regjistruar mëngjesin e së mërkurës. Lajmi është konfirmuar nga Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar. Bëhet fjalë për një grua të moshës 60-vjeçare e cila vuante gjithashtu edhe nga diabeti.
Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet, 60-vjeçarja ka qenë në frymëmarrje të drejtuar që nga 21 marsi dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lonçar sqaroi se mjekët u munduan ta mbanin zonjën në jetë por ishte e pamundur që ajo të shpëtohej. Ministri serb u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda në shtëpi dhe të praktikojnë distancimin social. /abcnews.al/