Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 16 023 raste të reja me COVID.
Mediat bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 72 pacientë të infektuar duke e çuar numri e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të pandemisë në 23 999 në total.
Aktualisht në spitale po trajtohen 567 pacientë të prekur me COVID, prej të cilëve 439 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 479 pacientë ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 484. /abcnews.al