Më shumë se 14 mijë viktima nga koronavirusi në Spanjë, hotelet shndërrohen në spitale

schedule10:11 - 8 Prill, 2020

schedule 10:11 - 8 Prill, 2020

Trendi i numrit të viktimave në Spanjë prej disa ditësh tashmë është në rënie, por gjithsesi shifrat mbeten tragjike.

Në 24 orët e fundit u raportuan 556 viktima nga koronavirusi. Numri total i viktimave është rritur në 14,045. Ndërsa, brenda ditës vendi regjistroi 3836 raste të konfirmuara me Covid-19. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 141,942.

Ndërkohë, në Madrid, shoqata e hotelierëve ka vënë në dispozicion 40 hotele të gatshëm për t’u kthyer në departamente sanitare me një kapacitet mbi 9000 shtretër.