Klubi i Tiranës ka njoftuar në faqet e tyre zyrtare se shitja e biletave, po ecën me ritëm të jashtëzakonshëm dhe deri më tani, janë shitur më shumë se gjysma. Kapaciteti i Air Albania është 22500 vende dhe janë shitur më shumë se 11 mijë bileta. Klubi i Tiranës iu ka kërkuar tifozëve që të paraqiten me karta identiteti, pasi kështu është vendosur pas një takimi me Policinë e Tiranës.
Njoftimi i Tiranës:
“Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak ore. Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.
Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur radhët dhe problemet në dyert hyrëse.
Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Çdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Çdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.
Ftojmë të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani”./abcnews.al