Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Më shumë se 100 delfinë dalin në breg, 13 prej tyre të ngordhur

schedule13:18 - 2 Korrik, 2024

schedule 13:18 - 2 Korrik, 2024

Më shumë se 100 delfinë të bllokuar në breg në shtetin amerikan të Massachusetts u shpëtuan nga vullnetarët e Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (IFAW).

IFAW tha se ekipet e shpëtimit të kafshëve u njoftuan pasi banorët vendas gjetën delfinët në brigjet e gadishullit Cape Cod në Massachusetts.

Pas orësh pune nga një ekip prej rreth 25 punonjësish të IFAW dhe 100 vullnetarësh, më shumë se 100 delfinë u shpëtuan dhe u kthyen në det. Ndërsa, 13 delfinë ngordhën.



Ndryshimet e baticës në det mendohet se kanë çuar në këtë situatë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!