“Më shumë para në xhepin tënd”, Teliti shpjegon efektet e taksës së sheshtë të programit të PD

schedule13:13 - 29 Janar, 2021

schedule 13:13 - 29 Janar, 2021

Dorian Teliti, Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, pjesë e grupit të ekspertëve që kanë punuar për programin e PD, shpjegon në 30 sekonda taksën e sheshtë 9 përqind dhe efektet e saj tek qytetarët shqiptarë.

“Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anullojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e shështë prej vetëm 9%”, shprehet Telit ndër të tjera.

Biseda e plotë:

Përshëndetje Dori!

Përshëndetje Jona!

Pyetja: Çfarë përfitoj unë nga programi i Partisë Demokratike si specialist që kam vetëm pagën si burim të ardhurash?

Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anullojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e shështë prej vetëm 9%. Jona sa e ke rrogën sot?

-80,000 lekë të reja.

Sot ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj.

Po makinë ke?

-Po!

Karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë. Gjithashtu edhe energjia elektrike do të ulet.

-Shumë faleminderit Dori!

Faleminderit ty! Dhe mos haro, në datën 25 prill, Shqipëria Fiton Ekonominë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!