Më shumë pagesa me kartë/ Ritje me 16 përqind e transaksioneve

schedule14:07 - 29 Qershor, 2023

schedule 14:07 - 29 Qershor, 2023

Pagesat me karta  po kthehen në një normalitet të ri për shqiptarët. Në muajt e parë të këtij viti trasaksionet me karta bankare kanë arritur në vlerën 8.5 milionë duke  pësuar një boom në krahasim me të njëjtën periudhë  të një viti më parë.

Trasaksionet e kryera me kartë bankare gjatë tremujorit të parë të vitit  kapën  një vlerë prej 96 miliardë lekësh, ose 860 milionë eurosh.

Fenomeni që bie në sy është se pagesat me karta janë më të larta kur blihet një mall,  shërbim  apo produkt. Në periudhën janar-mars  janë kryer 3 milionë pagesa të tilla, duke pësuar një rritje me gati  35%.

Përdorimi  i parave  nëpërmjet kanaleve zyrtare është një tregues shumë  i rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonominë shqiptare.

Ndërkohë që statistika të Bankës së Shqipërisë tregojnë se edhe niveli i parasë CASH  është ulur .

Tre muajt e parë të këtij viti kanë qenë pozitivë pasi kanë nisur me stabilizim të qarkullimit të parave që përdoren në dorë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në  mars të këtij viti  në ekonominë shqiptare qarkulluan 382.7 miliardë lekë CASH  nga rreth 385 miliardë lekë ose 2.3 miliardë lekë më pak në krahasim  me shkurtin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!