Shqiptarët u besojnë bankave/ Banka Qëndrore: 3.23 milionë llogari, rritje përdorimi edhe në internet

schedule14:09 - 19 Shkurt, 2024

schedule 14:09 - 19 Shkurt, 2024

SHQIPËRI- Qytetarët shqiptarë kanë hapur  mbi 126 mijë llogari bankare të reja gjatë vitit 2023.Banka e Shqipërisë raporton se   këto shifra janë më të lartat në 5 vitet e fundit dhe në total rezultojnë rreth 3.23 milionë.

Ky është një tregues shumë i rëndësishëm për formalizmin e ekonomisë shqiptare . Shtimi I numrit të llogarive erdhi e ndikuar direkt nga qytetarët dhe më pas nga bizneset.

Një tjetër tregues i rëndësishëm në të dhënat e Bankës Qendrore janë edhe statistikat për përdorimin e llogarive nëpërmjet internetit e kryesisht telefonit. Në krahasim me një vit më parë përdorimi i llogarive bankare online është rritur me 218 mijë .

Nëse bëjmë një krahasim të tendencë në 5 vite vërehet se përdorimi i llogarive bankare është pothuajse dyfishuar .Ndërkohë që në muajin prill do të nisë   zbatimi i ligjit për hapjen e llogarive bazike.

Në bazë të këtij ligji që tashmë ka hyrë në fuqi bankat do të kenë detyrimin që të hapin llogari për pensionistët si dhe të tjera grupe vulnerabël  pa aplikuar interesa.

Kjo sipas ekspertëve do të jetë një iniciativë që do ti japë edhe më tepër hov përdorimit të bankave për marrjen e pensioneve apo të pagesave të ndryshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë se numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 70%, nga rreth 40% që vlerësohej ky tregues në vitin 2017.

Llogaritë bankare:

2023        3.23 milionë

2022        3.1 milionë

2021       3 milionë

2020       2.9 milionë

2019      2.9 milionë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!