Më shumë kredi në lekë/ Banka: Kredidhënia në lek u rrit me 21 përqind

schedule14:03 - 16 Gusht, 2024

schedule 14:03 - 16 Gusht, 2024

Ekonomia shqiptare është mbështetur më shumë me hua në monedhën kombëtare. Raporti i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë thekson se në tremujorin e dytë ka pasur një trend më të fortë të aprovimit  dhe kërkesës së huave në lekë. Ashtu si dhe në tremujorët e mëparshëm, rritja e kredisë në Lek vijoi të jetë më dinamike, e nxitur nga nivelet e ulëta të interesit për kredinë në monedhën vendase dhe preferenca e qytetarëve por edhe e bizneseve për të.

Një faktor tjetër që ka nxitur kredidhënien në lekë ka qenë edhe paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit. Kredia në Lek u rrit me 21% në tremujorin e dytë, rreth 2% më e lartë se një tremujor më parë. Në rritje shfaqet dhe kredia në valutë, e cila shënoi një normë vjetore prej 6.6%. Dinamika midis dy portofoleve, në Lek dhe në valutë, solli një raport të kredisë në Lek ndaj totalit në 57.3% në fund të tremujorit të dytë. Të dhënat konfirmojnë se rritja e kredisë për biznese vijoi të ndikohet kryesiesht nga huatë për investime.

Rritja mesatare e kredisë për investime ishte 18% në tremujorin e dytë rreth 5 p.p më e lartë se në tremujorin e parë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore bizneset kanë përfituar më shumë kreditim kryesisht për investime me 9 miliardë lekë në qershor, duke arritur në rreth 447 miliardë lekë Po ashtu edhe zgjerimi I portofolit të kredive për individët ka pasur ritme të shpejta

Në qershor bankat kanë financuar bizneset dhe individët në vlerën e 795.6 miliardë lekëve duke u rritur me 1.6% krahasuar me një muaj më parë dhe 11.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo situatë duket se është ndikuar edhe nga normat e favorshme të interesit.

KREDIA SIPAS MONEDHAVE

kredia ne leke       57.3%

kredia ne valute   42.7%

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!