Më shumë investime në shëndetësi/ Balluku: Rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve

schedule15:26 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 15:26 - 28 Dhjetor, 2024

Shëndetësia do të jetë një ndër sektorët prioritar për investime në vitet në vijim. Gjatë një takimi me mjekë në spitalin Memorial të Fierit, zv. kryeministrja Belinda Balluku premtoi se do të vijojë politika e rritjes së pagave për bluzat e bardhat. Ndërkohë që theksoi se autonomia financiare në spitale do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu premtoi kredi me zero interes për  mjekët që duan të blejnë shtëpi si dhe bonuse të kënaqshme për mjekët që zgjedhin zonat e largëta.

Spitali Rajonal Memorial Fier, është i pari që ka nisur të zbatojë autonominë menaxheriale dhe në 2025 do të aplikohet edhe autonomia finaciare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!