Më shumë fonde për rrugët/ Shtohen 5 miliardë lekë për projektet infrastrukturore

schedule14:26 - 30 Gusht, 2024

schedule 14:26 - 30 Gusht, 2024

Projektet rrugore do të kenë përparësi në rishikim e buxhetit. Në aktin e dytë normativ për këtë vit parashikohet të arkëtohen 27.3 miliardë lekë më tepër ose 272 milionë euro. Rishikimi i buxhetit është zbardhur në fletoren zyrtare dhe erdhi pas një performancë të mirë në mbledhjen e të ardhurave deri më tani. Këto fonde janë rishpërndarë me anë të një akti normative në disa prej sektorëve që konsiderohen me prioritet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marrë fondin më të konsiderueshëm i cili do të përdoret për më shumë investime në  rrugë dhe ujsjellës –kanalizime.

Totali i fondeve për këtë institucion pas ndryshimeve të fundit arrin në rreth 64.4 miliardë lekë nga 57.1 miliardë të programuara me aktin normativ të shkurtit të këtij viti, duke pësuar një rritje prej 7.3 miliardë lekësh. Ky fond është përcaktuar të shpenzohet 5.3 miliardë lekë për transportin rrugor duke mbuluar investimet që po bëhen në këtë sektor dhe 2 miliardë lekë për furnizimin me ujë dhe kanalizimet. Po ashtu në aktin normativ është percaktuar edhe një shtesë fondi prej 600 milionë lekësh për marrjen e masave kundër përmbytjeve dhe 500 milionë për mbeshtetjen e skemës së granteve për fermerët.

Ndërsa  fondi prej 1.4 miliardë lekësh i akorduar për Ministrinë e Brendshme është parashikuar të përdoret për kompensimin ushqimor të punonjësve të policisë dhe orët shtesë gjatë sezonit turistik.

Te ardhurat ne buxhetin 2024

Ishin       686,7 miliarde leke

Behen      714   miliarde leke

Shpenzimet ne buxhetin 2024

Ishin        744  miliarde leke

Behen    771,3 miliarde

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!