Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Me “shtëpi bari” në mes të Tiranës, arrestohet një person, sekuestrohen vazot dhe kavanozët me kanabis

schedule10:25 - 15 Shkurt, 2022

schedule 10:25 - 15 Shkurt, 2022

Kapet një tjetër shtëpi bari në mes të Tiranës. Policia njoftoi mëngjesin e sotëm për arrestimin e dy personave nga Komisariati i Policisë nr. 2. Në pranga janë vënë Alban Karapici, 38 vjeç dhe Leonardo Zela, 23 vjeç.

38-vjeçari kishte përshtatur banesën e tij me llamba për kultivimin e kanabisit në disa vazo lulesh i cili më pas ruhej në kavanozë.



Gjatë operacionit të koduar “Ndërveprimi”  në shtëpinë e “fermerit” janë sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë kanabis, e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS.

Ndërsa 23-vjeçarit iu gjetën në banesë 4 kavanozë qelqi me kanabis, një peshore elektronike, një përforcues grushti, sasi farash të dyshuara narkotike kanabis dhe shumat e parave të ndara në 11150 euro dhe 11.000 paund.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!