“Më tmerruan familjen”, Gjiko reagon sërish ndaj akuzave se ka abuzuar me një të mitur

schedule14:41 - 2 Shtator, 2022

schedule 14:41 - 2 Shtator, 2022

Gjiko ka bërë një reagim për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Kosovë, ku pesë të rinj abuzuan seksualisht për disa orë me një vajzë 11 vjeçare. Reperi iu përgjigjet atyre që e gjejnë fajin për këtë brez që po rritet te artistët të cilat nuk promovojnë asnjë vlerë përmes këngëve të tyre.

“Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe  internacional.

Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë. Shumica e projekteve tana janë për 16”, është shprehur ai mes tjerash. Reperi ka folur dhe për akuzat se ka përdhunuar një të mitur, që janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thoni pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj.

E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunuar, e njëjta marre është. Falenderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin çdo ditë.

Drejtësia ka me fol. E vetmja arsye pse nuk kam reaguar deri tani është se kam pas frikë prej disa portaleve me iu dhënë material dhe ata me përfituar prej meje. Nuk kam dashur t’i shkaktoj stres dhe ankth familjes time. Po ata ja arritën prapë, ma shqetësuan dhe tmerruan familjen me lajme fake.