Me shpejtësi skëterrë dhe i droguar, dalin detaje të reja pas arrestimit të “Kamikazit” të rrugëve të Tiranës

schedule18:20 - 8 Maj, 2022

schedule 18:20 - 8 Maj, 2022

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e diel në mes të Tiranës, ku një makinë “Benz G-Class” ka përplasur në mes të rrugës ndërsa kalonin vijat e bardha një çift dhe foshnjën e tyre 3 muajshe.

Aksidenti ndodhi në rrugën e “Kavajës” teksa çifti Arjan dhe Vilma Konomi po kalonin rrugën pasi semafori ju kishte dhënë të drejtën e lëvizjes këmbësorëve, por një mjet me shpejtësi skëterrë përplas çiftin, ndërsa 1 sekondë para aksidentit nëna shtyn me forcë karrocën, çka ka rezultuar akt heroik pasi nëse foshnja do të ishte goditu nga mjeti luksoz nuk do të dihej fundi i bebes.

Drejtuesi i mjetit është 39-vjeçari Ajas Sulejmani i cili është arrestuar disa orë më vonë nga policia pasi është larguar nga vendngjarja.

Suljejmani ishte shoqëruar gjithashtu edhe 3 javë më parë sërish për shkelje të kodit rrugor.

Ndërkohë që policia bën me dije se Ajas Sulejmani pas arrestimit i është bërë dhe testi i narkotikës, ku pas analizave rezulton se ai kishte konsumuar drogë para aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:

Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

/Abcnews.al/