Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me shami në dorë, Rita Ora i vë “flakën” TikTok-ut duke kërcyer valle

schedule12:30 - 10 Janar, 2022

schedule 12:30 - 10 Janar, 2022

Rita Ora sapo ka nisur sfidën më të re në TikTok. Këngëtarja me famë botërore i tregoi edhe njëherë botës për origjinën e saj shqiptare. Ajo ndan shpeshherë foto dhe video në rrjete sociale dhe madje ka folur gjithmonë nëpër intervista për traditat dhe kulturën shqiptare.

Së fundmi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në TikTok ku është shfaqur duke kërcyer valle popullore shqiptare. Me një shami në dorë, ajo kërcen nën ritmet e këngës që është bërë virale, një miks i hitit “Love Nwantiti” me remixin shqiptar të këngës “Habibi”.

@ritaora I had to…my faves I follow @miantwins inspired me ?? all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound – Sxsryion21 ❧

 

“Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantwins” më inspiruan”, shkruan ajo duke e shoqëruar dhe me emojin e flamurit shqiptar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!