Me Rudiger dhe Christensen të larguar, Chelsea gjen mbrojtës te Torino

schedule11:40 - 8 Maj, 2022

schedule 11:40 - 8 Maj, 2022

Chelsea është bërë tashmë me pronarë të rinj dhe parashikohet që gjatë merkatos së verës një sërë ndryshimet do të ndodhin te blutë e Londrës.

Disa lojtarë janë me valixhe në duar, pasi në fund të këtij sezoni do t’i japin lamtumirën Chelesea. Dy mbrojtësit qendror, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë lojtarët e parë që do të largohen si futbollistë të lirë dhe klubi tanimë po mendon për zëvendësuesit e tyre.

Në radarët e bluve të Thomas Tuchel ka përfunduar qendërmbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer, i cili pëlqehet shumë nga tekniku i Chelsea, i cili ka dhënë edhe dritën jeshilë për këtë transferimin në “Stamford Bridges”.

Kapiteni i Torinos ka disa vite që po luan për mrekulli duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha, pasi në garë për të janë edhe Inter, Bayern Munich, Milan, Roma e Tottenham Hotspur.

Torino do ta lejonin largimin e kapitenit nëse arrin një ofertë prej 30 milionë eurove. 25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!