Enxhi Nasufi ka reaguar pas fitores së Anxhela Peristerit të edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës. Përmes një reagimi në rrjete sociale, këngëtarja thumbon Anxhelën duke thënë se çfarë emocioni mund të ndihet kur dihej se ishte përzgjedhur fituese. Më tej, ajo shton se ky fenomen i shëmtuar duhet të zhduket për të mbrojtur artin.
LEXO EDHE: Anxhela Peristeri fituese e Festivalit të 59-të të Këngës, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush është miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di. Shihemi në festivale të tjera.”, shkruan ajo. Ndërsa në një reagim të dytë, Enxhi shprehet: “Kësaj i thonë me rrejt veten me presh! Realisht nuk e di kënaqësinë, gëzimin, emocionin dhe energjinë e një çmimi që e din se do e fitosh që pa nisur çdo gjë.
Ku u zhduk emocioni i të kënduarit, i të priturit. Dhe më besoni e kam me fenomenin i cili po bëhet dhe më i shëmtuar dita ditës. Kjo gjëja nuk ka të bëjë me mua si artiste por me të gjithë ne. Por kur nuk flasim dhe të mbrojmë vetë artin dhe festivalet shumë mirë nga bëhet.
LEXO EDHE: Spekulimet për fituesin e Festivalit të Këngës, Enxhi Nasufi hedh akuza ndaj Anxhela Peristerit
Nëse e meritojmë le ta marrim çmimin ashtu pastër dhe papritur. Le të tregojmë pak respekt për veten tonë dhe për artistët e tjerë. Të tilla gjëra në perceptimin tim i quaj cinizma e paturpësi dhe nuk ka paturpësi dhe s’ka lidhje me faktin se nuk isha pjesë e finales. Nëse do kapnim thelbin e gjësë do ecnim ndoshta me hapa të tjerë”./abcnews.al