“Me Rinën do të lidhesha ndërsa me Dhuratën do të bashkëpunoja”, Dylan i thotë të gjitha në “FriendZone”

schedule18:49 - 18 Nëntor, 2022

schedule 18:49 - 18 Nëntor, 2022

Dylan ishte sot i ftuar në Friendzone, ku foli për materialin e tij të ri muzikor. “So tu ma ni” është lancuar disa ditë më parë dhe menjëherë publiku e ka pëlqyer. Gjatë programit artisti tregoi se partneren do dëshironte ta kishte këngëtare ku më pas sugjeroi se Rina Balaj është në shijet e tij.

Më tej, Dylan rrëfeu se artistja me të cilën do të bashkëpunonte në të ardhmen është Dhurata Dora. Ndërkohë, në mënyrë ekskluzive këngëtari tregoi se materiali muzikor i ardhshëm do të publikohet në janar e përsëri do të jetë një baladë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!