“Me rëndësi kontributi i të gjithëve”, Manastirliu: Mos lëvizni në rrugë as me këmbë, nëse nuk e keni të domosdoshme!

schedule13:53 - 16 Mars, 2020

schedule 13:53 - 16 Mars, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është shprehur se fatmirësisht së thirrjes së ministrisë për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19, i janë bashkuar 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik dhe studentë të Mjekësisë.

Manastirliu përmes një videomesazhi në Facebook, ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me stafet mjeksore.

Gjithashtu ajo ka bërë apel që të mos dalin nga shtëpitë dhe mos lëvizin në rrugë nëse nuk e kanë të nevojshme.

Postimi i plote:

“2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.

Dhe me NJË LUTJE TË MADHE PËR QYTETARËT QË SHKOJNË NË DYERT E SPITALEVE DHE QENDRAVE SHËNDETËSORE:

Ndani me stafet mjekësore çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore!

Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbim të popullit.

MOS LËVIZNI NË RRUGË AS ME KËMBË NËSE NUK E KENI TË DOMOSDOSHME! JU LUTEMI.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!