“Më raftë pika”, Klea tregon shqetësimet e para të vogëlushit

schedule09:05 - 17 Shtator, 2020

schedule 09:05 - 17 Shtator, 2020

Pak muaj më parë, moderatorja Klea Huta u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Krid.

Tashmë vogëlushi ka filluar të rritet, por duket se kështu kanë nisur edhe problemet e tyre të para. Klea ka treguar se së fundmi, ai ka kaluar një natë të lodhshme, pasi duket se vogëlushit po i dalin dhëmbët e parë.

“Më raftë pika mua! Kemi patur një natë të gjatë mbrëmë dhe të lodhshme si për mua edhe për Krid. Dhe falë Zotit që tani po fle pak. Mbase nga stresi qumësht nuk kisha mjaftueshëm dhe si të mos mjaftonte kjo, nuk ma pranonte as qumështin formulë! Kanë filluar të na hanë dhëmbët dhe netët nuk janë më aq të qeta. Po ju si e keni patur këtë eksperiencë?”, shkruan Klea krahas fotos ku duket dora e vogëlushit që po fle. l.k/abcnews.al