“Më quanin plak dhe majmun”/ E teproi me festimin, dënohet braziliani që u bë “hit”

schedule20:19 - 4 Shkurt, 2021

schedule 20:19 - 4 Shkurt, 2021

Ish-sulmuesi i Sampaio Correa, Emerson, është dënuar me tetë ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës në Brazil. Bëhet fjalë për një festim të pazakontë nga ana e 25-vjeçarit gjatë një ndeshje të zhvilluar në muajin dhjetor kundër Marica.

Braziliani pasi shënoi vrapoi për në tribunën ku ishin tifozët e ekipit kundërshtar dhe fillimisht hoqi fanellën e tij. Më pas ai e ekzagjeroi duke hequr dhe pantallonat, e sikur të mos mjaftonte kjo Emerson filloi t’iu drejtonte organin gjenital tifozëve.

 

Edhe pse lojtari tashmë është transferuar te Portuguesa do Rio nuk mund t’i shpëtojë dënimit, i cili konsiderohet plotësisht në kundërshtim me etikën sportive.

Gjithsesi, lojtari kërkoi falje për veprimin e tij edhe pse e mbrojti pak veten duke pohuar se reagimi i tij erdhi si pasojë e thirrjeve raciste nga tifozët e Marica në ndeshjet e mëparshme.

“Tifozët e Marica ma kanë shpifur gjatë tre ndeshjeve të fundit që kam luajtur kundër tyre. Ata më kanë quajtur plak, alkoolist dhe një majmun i trashë. Ndihem në faj për atë veprim timin dhe dua të kërkoj falje ndaj tifozëve të Sampaio Correa, shokëve të skuadrës si dhe tifozëve të Maricas e të gjithëve atyre që e duan futbollin”, deklaron Emerson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!