“Më quajti k*rvë dhe më gjuajti pas shpine”, aktorja e famshme dëshmon në gjyq kundër ish burrit të saj

schedule21:49 - 5 Maj, 2022

schedule 21:49 - 5 Maj, 2022

Amber Heard ka dëshmuar sërish kundër ish bashkëshortit të saj, Johnny Depp. Aktori ka paditur ish gruan për 50 milionë dollarë me pretendimin se ka shpifur se ka abuzuar me të. Amber dëshmoi se Johnny e kishte goditur atë në në shpinë gjatë një udhëtimi me avion në vitin 2014 nga Bostoni në Los Angeles.

Në një moment, Heard tha se Depp filloi t’i bënte pyetje nëse kishte ndonjë gjë për t’i thënë për kohën që kishte kaluar në xhirime me James Franco. Sipas saj, Depp e urrente faktin që kishte një marrëdhënie pune me James. Dyshja po xhironin “The Adderall Diaries” në atë kohë dhe kishin skena dashurie së bashku.

Johnny Depp dhe Amber Heard marrin pjesë në premierën japoneze të "Mortdecai" në Tokio më 27 janar 2015.

“Ai më quajti një kurvë”, tha aktorja duke shtuar se kur u përpoq që të largohej, Depp e ka goditur me shuplakë. “Nuk më lëndoi fytyrën, thjesht u ndjeva në siklet për këtë që po bënte para të tjerëve”, tha ajo, duke shtuar se më pas e goditi pas shpine. “Askush nuk tha asgjë, askush nuk bëri asgjë,”vuri në dukje Heard.

James Franco dhe Amber Heard marrin pjesë në premierën e "The Adderall Diaries" në Festivalin e Filmit Tribeca 2015.

“U ndjeva e turpëruar se ai mundi të më rrëzonte përtokë para njerëzve. Dhe më e turpshme, nuk dija çfarë të bëja për këtë. Ai e urrente James Francon. Ai më akuzonte se kisha një gjë me të në të kaluarën që kur kisha xhiruar ‘Pineapple Express’ me të.”, tha Amber.

Amber Heard dhe James Franco në xhirimet e filmit "The Adderall Diaries" në NYC.

Ajo gjithashtu pretendoi se Depp ishte përpjekur që të ndikonte në karrierën e saj si aktore duke e penguar që të merrte pjesë në audicione. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!