“Më qortoi për 2 orë para të gjithëve”, Richarlison zbulon prapaskenat e debatit me Conte

schedule13:52 - 10 Korrik, 2023

schedule 13:52 - 10 Korrik, 2023

Sulmuesi brazilian Richarlison ka treguar anën e tij të historisë në lidhje me përplasjen që ai kishte me ish-trajnerin e Tottenhamit, Antonio Conte gjatë sezonit 2022-23.

Në muajin mars, Richarlison kishte kritikuar ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit se nuk i i jepte minuta të mjaftueshme në formacionin startues.

Lojtari brazilian ishte transferuar nga Evertoni për 58 milionë euro, por aventura e tij nisi me shumë probleme. Në fakt, ai kishte bërë vetëm nëntë paraqitje si titullar në Premier League para intervistës së tij shpërthyese kundër trajnerit italian.

Nga ana tjetër, pas një barazimi zhgënjyes me Southampton-in, Conte goditi Tottenhamin si klub dhe Richarlisonin në nivel individual përpara se të shkarkohej. Tani, Richarlison ka zbuluar detaje rreth asaj situate duke zbuluar se çfarë bëri Conte për ta dënuar atë pas intervistës së tij.

“Bëra një gabim kur dhashë një intervistë në të cilën kërkova të luaja më shumë,” shpjegoi Richarlsion në një intervistë për podcastin “Que Papinho” në Brazil

“Më vonë, kërkova falje dhe thashë se mund të më ndëshkonte. Ai u përgjigj se ishte shefi dhe vazhdoi të ma vërtetonte. Ai kaloi gati dy orë duke më qortuar para të gjithëve në një takim skuadre”, u shpreh Richarlison./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!