“Me qetësi dhe dashuri”, si i pret Mirela Kumbaro zgjedhjet (Video)

schedule18:50 - 24 Qershor, 2019

schedule 18:50 - 24 Qershor, 2019

Partia Socialiste do të vazhdojë fushatën e saj elektorale deri ditën e premte ashtu siç e parashikon legjislacioni. Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shpjegoi gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” se deri atë ditë PS do të jetë në takim me njerëzit, ndërsa të shtunën do të ketë heshtje zgjedhore. Për sa i përket ditës së votimeve, deputetja tha se pret që votuesit të shkojnë “në kutitë e votimit me dashuri dhe qetësi”.

Shprehje kjo që është përdorur më parë nga Presidenti Meta dhe që krijoi të qeshura mes gazetares Mirela Milori dhe Kumbaros pasi kjo e fundit deklaroi se nuk është në garë për të drejtën e autorit.

Mirela Milori: Fushata vazhdon do të jetë deri ditën e premte deri kur do jetë dhe mitingu përmbyllës?

Mirela Kumbaro: Afatet zgjedhore dhe afatet e fushatave i përcakton shumë qartë legjislacioni zgjedhor. Deri ditën e premte të gjithë kandidatët jo vetëm të PS-së, por edhe kandidatët e subjekteve të tjera që janë regjistruar. Ne, PS është 24 orë në takim me njerëzit, derë më derë, në lagje, në fshatra, në ara ku mbillet e korret, deri ditën e premte. Dita e shtunë dihet që është heshtje zgjedhore dhe dita e diel të gjithë në kutinë e votimit me dashuri dhe qetësi.

Mirela Milori: E huazuat këtë me dashuri dhe qetësi ka qenë zoti Meta që e ka thënë i pari.

Mirela Kumbaro: Nuk jam në garë për çështjen e të drejtave të autorit.

Mirela Milori: Ishte fusha e juaj, duhet të kishit problematike me të drejtën e autorit, vazhdon të ketë probleme.

Mirela Kumbaro: Nuk është patentë e regjistruar kjo!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!