Moderatori, Blendi Fevziu është një ndër figurat më stoike të ekranit shqiptar. Ai ka një “look” të veçantë dhe prej vitesh identikohet me mungesën e flokëve.
I ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, Blendi tregoi se nuk është tunduar asnjëherë të zgjas flokët. Madje, ka zbuluar se para disa kohësh i kanë propozuar t’i mbjellë flokët, por nuk ka pranuar.
“Madje, para ca kohësh isha duke u kthyer nga Kosova, më merr një miku ynë që del përditë në televizor e më thotë “dëgjo, kemi një specialist shumë të famshëm grek që merret me mbjelljen e flokëve dhe do të gjejë një figurë publike, t’ia bëjë si dhuratë, t’ia mbjellë”. I thashë “shiko, nuk ka problem, po të jap unë dy-tre emra”. “Jo, donte me ty”, tha, “jo, faleminderit më lër rehat”, i thashë. S’më ka shqetësuar kurrë, as e kam menduar ndonjëherë”, rrëfeu Fevziu./abcnews.al