Pronari shqiptar, si u mor peng nga piratët anija në Nigeri, brenda ishin edhe 6 ukrainas

schedule12:23 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 12:23 - 21 Dhjetor, 2020

Një anije bashkë me ekuipazhin janë marrë peng në Nigeri ditën e mërkurë. Brenda në anije ndodhen 6 ukrainas dhe 2 shqiptarë, njëri nga të cilët është pronari.

Gazetari i “ABC”-së në Durrës, Leonidha Musai mëson nga burime nga porti se pronari shqiptar i kompanisë ‘STEVIA’ ia ka blerë anijen një bullgari. Anija ka flamur kamerunas.

Por të mërkurën gjatë kohës që po lëvizte nga Kameruni në Nigeri është marrë peng nga piratët, që kërkojnë para në këmbim për t’i liruar.

Autoritetet ukrainase, nigeriane dhe të Kamerunit janë vendosur në lëvizje për të liruar ekuipazhin e anijes./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!