Me pretendime për qelinë, Klemend Balili kërkon transferimin në burg tjetër

schedule16:36 - 21 Korrik, 2020

schedule 16:36 - 21 Korrik, 2020

Klement Balili ose i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” i prangosur në janar të vitit 2019 akuzohet si kreu i një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, ndërsa gjendet në burgun e sigurisë së lartë ku duhet të vuajë dënimin me 10 vjet heqje lirie, Klemend Balili i ka nisur një kërkesë Gjykatës Penale të Elbasanit.

Balili ka kërkuar transferimin nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të zakonshëm për të përfituar edhe lehtësira sa i përket lejeve për të dalë nga qelia apo edhe ulje dënimi. Aktualisht ai ndodhet në burgun e Peqinit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vite burg Klement Balilin në maj të këtij viti.

Ai u shpall fajtor për 4 akuza, atë të “trafikut të lëndëve narkotike”, “pastrimit të parave”, “pjesëmarrje në grup kriminal”, dhe për “deklarim të rremë, mosdeklarim dhe fshehje pasurie”.

“Eskobari i Ballkanit”, u vetëdorezua pas tre muajsh negociata mes familjarëve të tij dhe titullarëve të Policisë së Shtetit.

Kontakti i tij i parë me njerëzit e shtetit ka qenë në zonën mes Finiqit dhe Delvinës, ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!