Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Me pranga në duar me varkë drejt marinës greke, 30-vjeçari që vrau të dashurën: U përpoqa ta shpëtoja

schedule17:30 - 18 Korrik, 2021

schedule 17:30 - 18 Korrik, 2021

Greku që vrau të dashurën e tij një ditë më parë teksa ndodheshin me pushime është transferuar pasditen e sotme në prokurorinë e Naxos. Me pranga në duar ai u dërgua në portin e Ishullit, prej nga ku udhëtoi me një varkë lundruese drejt marinës greke e cila e transportoi drejt Prokurorisë së Naxos.

 



Ai akuzohet për vrasje me dashje të të dashurës së tij ngjarje ndodhur një ditë më parë. 30-vjeçari po udhëtonte bashkë me partneren e tij 26-vjeç me makinë. Ata u grindën dhe ndaluan në një zonë shkëmbore.

E reja doli nga makina dhe ai e ndoqi për ta shtyrë më pas në det. Kur mësoi se ajo kishte humbur ndjenjat vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes duke braktisur sendet e tij personale derisa u gjet më pas nga policia.

Ata kishin pasur debate përgjatë ditëve të fundit deri të premten pasdite. I riu i tha policisë se u përpoq ta shpëtonte atë por kur pa që ajo ishte pa ndjenja u largua. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!