Me pranga në duar, ky është 56 vjeçari i ekstraduar nga Italia. I dënuar për vrasjen e të motrës dhe bashkëshortit të saj

schedule09:26 - 16 Janar, 2025

schedule 09:26 - 16 Janar, 2025

Ky është 56-vjeçari Gjovalin Lesi, i cili u ekstradua mëngjesin e kësaj të enjteje nga Italia pasi rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1998.

Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!