“Më poshtëruan pas 500 ndeshjesh që kam luajtur për ta”, Bonucci i revoltuar me Juventusin

schedule11:21 - 14 Shtator, 2023

schedule 11:21 - 14 Shtator, 2023

Zemërimi, por edhe emocioni. Dëshira për hakmarrje dhe pak nostalgji, Bonucci është rrëfyer në Berlin në një intervistë për Rioccardo Trevisani për “Sportmediaset” në lidhje me situatën te Juventus.

Kam lexuar dhe dëgjuar të pavërteta të thënë nga klubi i Juventusit dhe trajneri. Është e rreme që në tetor dhe shkurt jam informuar për qëllimin për të ndërprerë marrëdhëniet në fund të sezonit. Në të vërtetë, në fund të majit për të qenë zgjedhja e pestë apo e gjashtë në mbrojtje.

Kam nuhatur diçka, vetëm duke e lexuar në gazeta derisa më 13 korrik Giuntoli dhe Manna më informuan, duke ardhur në shtëpinë time, se nuk do të isha më pjesë e skuadrës së Juvenntusit dhe se prania ime në fushë do të pengonte rritjen e ekipit.

Ky ishte poshtërimi që pësova pas rreth 500 ndeshjesh me Juventusin. Vlerësova solidaritetin e shumë lojtarëve, përfshirë këtu edhe aktualë. Të gjithë shprehën të njëjtin mendim se shoqëria e klubit nuk më respektoi”, është shprehur i revoltuar mbrojtësi italian./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!