Forca të shumta policia po ruajnë vrasësin serial Nuredin Dumani në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka mbërritur i plagosur mbrëmjen e djeshme pasi u arrestua në një shtëpi që kishte marrë me qira në Fier.
Për shkak se një plumb e ka prekur në mushkëri, Dumani nuk është në gjendje të japë dëshminë e tij. Spitali ku ndodhet është ruajtur gjatë gjithë natës. Dy patrulla policie ndodhen vetëm ne pjesën e jashtme të spitalit, kurse në reanimacion është një tjetër grup.
Si do procedohet më tej?
Në momentin që do ketë një gjendje më stabël të Dumanit janë prokurorët e Elbasanit dhe policia që do i komunikojmë masat arrest me burg ose në mungesë duke qenë se ka qenë i arrestuari ka qenë në kërkim për 2 ngjarje, për vrasjen e Bujar Çelës dhe të Durrësit.
Nuredin Dumani u vu në pranga nga RENEA në një banesë në lagjen Apolonia Fier, ku dyshohet se po merrte ndihmë mjekësore ambulatore, pasi ishte plagosur më armë zjarri. Sipas burimeve Dumani ishte i armatosur. Burimet i thanë abc se Nuredin Dumani kurohej fshehtas pasi ishte në kërkim policor. Ai dyshohet të jetë plagosur në nje ngjarje që ndodhi dje pasdite pranë fshatit Papër në rrugën Elbasan-Peqin, ku dyshohet të ketë pasur në përplasje me armë. Policia që shkoi ne vendngjarje rreth orës 17 pasdite, gjeti një makine tip BMW X5 të ndaluar pranë parkingut të një biznesi privat, pasi ishte qëlluar me të paktën 13 plumba kallashnikovi, ndërsa ishte në lëvizje. Burimet nga grupi hetimor thane se të shtënat kanë zgjatur ndërsa makina lëvizi për rreth 1 km, derisa ndaloi.
/abcnews.al