Hekuran Sefa, 36-vjeç është arrestuar nga policia e Fushë-Krujës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri.
Në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të operacionit “Borizana” u arrestua Hekuran Sefa, 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.
Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/